Plagosja e shqiptarit në Athinë, zbardhet pas pesë muajsh ngjarja, arrestohet shoku i tij

Plagosja e shqiptarit në Athinë, zbardhet pas pesë muajsh ngjarja, arrestohet shoku i tij

Vendi ku u plagos 32 vjeçari shqiptar në Athinë

Pesë muaj pas plagosjes së 33-vjeçarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona në Athinë policia greke ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të vërë në pranga autorin.

Policia greke ka vënë në pranga 35-vjeçarin shqiptar Arbi Shkurtaj, si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, 35 vjeçari ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person të identifikuar si Eraldi Cura, 30 vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij, raportojnë mediet greke. Në banesën e 35-vjeçarit të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar 40 kg 879 gram marijuanë si dhe 13 mijë e 235 euro. 

35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë ndaj Curës, por si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe 20-vjeçarja greke Th. A, e cila ishte kalimtare e rastësishme.

Më herët mediet greke kanë raportuar se Zeneli njihej si anëtari i bandave kriminale që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe që ishte depërtuar dy herë.

Plagosja ka ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar në lagjen “Ampelokipi” të Athinës.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri