Autori i plagosjes së tre personave mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, është Edison Aliko i përfshirë disa muaj më parë në një tjetër ngjarje, ku qëlloi me armë në zonën e "Kalit të Trojës" , por fatmirësisht pa të lënduar.
Policia e ka shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi qëlloi me armë zjarri dy vëllezër dhe një person tjetër, të cilët morën disa plagë në trup.
Sipas dëshmisë në polici të babait të dy vëllezërve të plagosur, mësohet se i vetmi konflikt që kanë pasur vëllezërit Marsel dhe Zhaver Shenko me autorin ka qenë mbi shitblerjen e një motori disa muaj më parë.
I plagosuri rëndë nga ky atentat, Flavio Kamberaj, 18 vjeç, i cili ka marrë tre plumba në kofshën e djathtë, në legen dhe pjesën e poshtme të këmbës, është plagosur rastësisht. Ai nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin e dy vëllezërve me autorin e ngjarjes.
Dy të plagosurit e tjerë kanë marrë disa plumba në trup.
Marsel Shenko ka marrë një plumb në dorën e majtë, ndërsa ka pësuar dëmtime edhe në këmbë e trup.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja të cilat i kanë kaluar ekspertizës balistike.
/Shqiptarja.com

FOTO