Plagosja e trefishtë për borxhet në Elbasan, kapet një nga autorët, i kërkim i dënuari për vrasje

Plagosja e trefishtë për borxhet në Elbasan, kapet një nga autorët, i kërkim i dënuari për vrasje

ELBASAN-Prangoset njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e tre personave dy ditë më parë në qendër të qytetit në një lokal pranë Pallatit të Sportit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se i arrestuari është Ilirjan Bezhani. Ndërkohë që vijon që të jetë në kërkim autori kryesor Genti Faqja, i dënuar më parë për vrasje. Bezhani dhe Faqja pas sherrit qëlluan me armë zjarri pistoletë në ambientet e brendshme të lokalit.

Nga konflikti që dyshohet për shkak të borxheve u plagosën me armë zjarri Mihal Kocashi e Astrit Cërriku dhe Fezi Ago mori plagë të lehta në sy si pasojë e goditjes me qytën e armës. Të plagosurit kanë lidhje fisnore mes tyre dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Por si ndodhi ngjarja? Sipas informacioneve nga grupit hetimor, tre të plagosurit dhe autorët kanë qenë ulur në një tavolinë në lokal. Pas sherrit, njëri prej autorëve shkoi në shtëpi dhe mori armën e zjarrit tip kallashnikov dhe u rikthye duke i qëlluar. Fatmirësisht plumbat që u zbrazën nga arma e autorit nuk kanë kapur persona të tjerë që kanë qenë në lokal në atë moment.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi tre personat që ishin në tavolinë autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit duke shoqëruar disa dëshmitarë për t'i marrë në pyetje me ngjarjen, mes tyre kamarierët e barit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/08/2019 12:52

    Dërrmojeni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, del e shet dokrra

Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, del e shet dokrra