-
Sherr për borxhet, breshëri kallashi në Elbasan, tre të plagosur, në kërkim i dënuari për vrasje (VD+EMRAT)
Tre persona janë plagosur pranë Pallatit të Sportit. Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa Fezi Ago është lënduar si pasojë e goditjes me sende të forta gjatë debatit që përfundoi në përdorimin e armës. Sipas burimeve të Report Tv pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja ka fshehur pamjet e kamerave të sigurisë. Ende nuk dihen motivet e përplasjes, por dyshohet për çështje borxhesh.
2 Gusht 2019, 17:48