Zbardhen detaje nga hetimi për plagosjen endërtuesit të pallateve Lulzim Kazani. Tre vëllezërit me të cilët ai ka patur konflikt janë kunetërit e tij vellezerit e gruas.

Sipas burimeve nga policia për gazetën Panorama tre vëllezërit me njëri tjetrin që ndër vite kanë pasur konflikte të hapura me Kazanin, duke përfunduar shpesh në dyert e policisë të dyja palët. Madje në një rast Kazani edhe është dhunuar nga ta.
 
Kunetërit e Kazanit janë shoqëruar në polici për t’u pyetur lidhur me ngjarjen dhe për të zbuluar se kush ishte autori i atentatit të mbrëmshëm.

Ndërkohë që pas ngjarjes në polici është shoqëruar edhe gruaja e biznesmenit, e cila është marrë në pyetje nga grupi i hetimit. Ajo ka pranuar se i shoqi kishte konflikte pronësie, por pa dhënë detaje.
 
Tre vëllezërit Shkëlqim, Arben dhe Frederik Barmeta, banues në Tiranë, janë hetuar edhe më parë, pas kallëzimeve të biznesmenit Lulzim Kazani për pengimin me forcë të ndërtimit të pallatit tek Shkëmbi i Kavajës.

Kazani ka kallëzuar në shkurt të 2013-ës Arben B. 44 vjeç, i cili është ndaluar nga policia në prill të 2013-ës. Ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal për veprën penale të "vetëgjyqësisë".

Vëllai tjetër i tij Shkëlqimi është hetuar në mars të 2013, po për vetëgjyqësi.
 
Në muajin korrik 2014 Arbeni dhe Frederiku e kanë goditur me mjete të forta ndërtuesin Lulzim Kazani,.
 
Edhe vetë Kazani është hetuar në gjendje të lirë në shkurt të 2014-ës  pasi Frederik B. e ka kallëzuar për veprën penale "pushtimi i tokës".

56-vjeçari Kazani mbeti i plagosur mbremjen e se merkures ne zonen e Komunes se Parisit, ku u qellua me arma "Tomson" sapo zbriti nga makina ku ndodhej dhe me gruan e tij.