Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, palët e përfshira rrëzojnë variantin e konfliktit politik! Rama: E qartë që s'ka motiv politik, politizimi nga PD skandaloz

Detaje të reja ka ndalë në dritë nga plagosja e djeshme me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë Bledi Okshtuni. Policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini. Të tre personat janë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. 

Edhe pse çështja u politizua shpjet nga opozita duke thënë se kjo ka ndodhur për të tensionuar fushatën elektorale, vetë Ndriçim Jonuzi nga arratia ka sqaruar arsyet që sipas tij çuan në përplasje dhe se nuk ishin politike. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama , i cili shpreh se politizimi që i bëri PD ngjarjes është skandaloz. Edhe Okshtuni ka deklaruar se sherri mes tyre ka nisur për parkimin e makinës, duke nxjerrë blof presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha të cilët e kanë politizuar çështjen duke ia atashuar kryeministrit Edi Rama.

Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë  bënë që opozita dhe Presidenti Ilir Meta të hedhë akuza se ky është në sulm për qëllime politike. Autori  Ndricim Jonuzi Tahiri i shpallur në kërkim është një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
U plagos me armë, sekretari i PD në Kavajë nxjerr bllof Metën e Bashën: Sherri nisi për parkimin e makinës, pasi u zumë fizikisht Jonuzi nxorri armën

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos ditën e djeshme me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzi ka deklaruar se sherri mes tyre ka nisur për parkimin e makinës, duke nxjerrë blof presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha të cilët e kanë politizuar çështjen duke ia atashuar kryeministrit Edi Rama me qëllim tensionimin e fushatës. Burime bëjnë me dije për Report Tv se ai ka thënë para autoriteteve se Jonuzi e ka ofenduar, më pas fillimsht janë konfliktuar fizikisht e pastaj ai ka nxjerrë armën. Gjithë sherri sipas tij ka nisur për parkimin e makinës.

Ora 13:03
Pamjet pak pas plagosjes, qytetarët ndihmojnë zyrtarin e PD-së të shkojë drejt spitalit

 

Këto janë pamjet e momentit pak pas plagosjes së sekretarit të degës së PD-së në Kavajë Bledi Okshtuni. Në video shihet se si pas plagosjes kolegë të tij e mbajnë për të hipur në një makinë dhe më pas për ta dërguar në spital.

Ora 10:58
PD i përgjigjet Ramës duke nxjerrë foton e Ndriçim Jonuzit krah kryebashkiakut të Kavajës

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili shkroi se autorët e plagosjes së aktivistit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, nuk janë të Partisë Socialiste, por janë militantë të PD, ka ardhur edhe reagimi i Selinë Blu.

PD ka shpërndarë një foto ku autorët e shpallur në kërkim për ngjarjen, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla, janë në një tryezë, dhe sipas PD janë duke ngrënë drekë, me kryebashkiakun e PS në Kavajë, Redian krali.

"Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë", thuhet në deklaratën e PD.

Ora 09:59
Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, Rama: E qartë që ngjarja s'ka lidhje politike! Lulzim ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të mesazhit të autorit të plagosjes së sekretarit të PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi Tahiri se ai nuk është socialist por me PD-në. Rama shkruan se tashmë ngjarja është e qartë që nuk është politike dhe se plagosja nuk është faj i PD, por politizimi skandaloz i kësaj çështje është faj i opozitës. Rama i bën thirrje Bashës të distancohen nga deklaratat e Ilir Metës dhe Sali Berishës, duk i quajtur si të paudhë pa din e imam.

"Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik! Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman", shkruan Rama.

Ora 09:49
VIDEO/ Plagosja në zyrën elektorale të PD Kavajë, Ndriçim Jonuzi priti Bashën në lokalin e tij në fushatë

Ndriçim Tahiri (Jonuzi), i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi mbrëmjen e djeshme shtiu me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ka qenë një ndër mikpritësit e Lulzim Bashës në bisedat që ky i fundit ka bërë me biznesmenë të ndryshëm kavajas.

Siç shikohet në videon e mëposhtme ka qenë vetë Lulzim Basha gjatë fushatës për zgjedhjet vendore te vitit 2015 për kandidatin Engjëll Cara, në lokalin e tij “Kebab Hallall”.

Në dalje të lokalit duket vetë Ndriçim Jonuzi i cili e ka përcjellë kreun demokrat deri tek dera!

1618901790_jonuzndricim.jpg

Ora 09:24
Autori i plagosjes në zyrën e PD në Kavajë tregon pse ndodhi sipas tij ngjarja: I kishin bllokuar rrugën një nëne me shami

1618903563_Screenshot1.jpg

Ndriçim Jonuzi, i cili është shpallur në kërkim nga policia për të shtënat me armë pasditen e djeshme në një nga zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë, nga arratia ka sqaruar arsyet që sipas tij çuan në përplasje.  Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)