-
Kronikë
Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, lihet në burg autori, arrest shtëpie për 2 bashkëpunëtorët
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, Ndriçim Jonuzin, autorin e plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni. Në seancën e mbajtur ditën e sotme me dyert e mbyllura, gjyqtari Gentian Dekollari ka lënë në burg Jonuzin, e ndërsa janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëpunëtorët Markel Shtylla dhe Dorian Troplinin.
24 Prill 2021, 11:52 -
Kronikë
Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, arrestohen 3 autorët (EMRAT)
Arratia e autorëve të plagosjes në zyrën elektorale të PD-së, ka zgjatur jo më shumë se 1 ditë. Report Tv mëson se në orët e vona të kësaj të marte kanë rënë në pranga Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla. Ato ndodhen në Komisariatin e Kavajës, raporton gazetari i Report Tv dhe akuzon si autor të plagosjes me armë të sekretarit të PD-së, Bledi Okshtuni.
20 Prill 2021, 23:28 -
Kronikë
Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, palët e përfshira rrëzojnë variantin e konfliktit politik! Rama: E qartë që s'ka motiv politik, politizimi nga PD skandaloz
Policia ka shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë. Edhe pse çështja u politizua shpjet nga opozita duke thënë se kjo ka ndodhur për të tensionuar fushatën elektorale, vetë Ndriçim Jonuzi nga arratia ka sqaruar arsyet që sipas tij çuan në përplasje dhe se nuk ishin politike. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama , i cili shpreh se politizimi që i bëri PD ngjarjes është skandaloz.
20 Prill 2021, 09:14