1568141998_1568141049lezhe.jpg

Policia njofton se është identifikuar autori i plagosjes me armë zjarriLezhë dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit . Vijon ndjekja për kapjen e tij 

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij. 

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.  Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Kishin bizneset ngjitur! Një person plagos me armë zjarri 37-vjeçarin pranë katedrales në Lezhë (VIDEO)