Kishin bizneset ngjitur! Një person plagos me armë zjarri 37-vjeçarin pranë katedrales në Lezhë (VIDEO)

LEZHË- Një person është qëlluar me armë zjarri pranë katedrales në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:16  Mësohet se Ardjan Kola është plagosur me armë zjarri në këmbë, pasi është qëlluar nga autori me iniciale A.D. i cili ka qenë duke udhëtuar me makinë.

Report TV mëson se Kola dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin. Ata kishin bizneset pranë ndërsa ky fakt mendohet se është bërë shkak për një konflikt mes tyre.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Policia: Kemi identifikuar autorin

1568141998_1568141049lezhe.jpg

Policia njofton se është identifikuar autori i plagosjes me armë zjarri në Lezhë dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit . Vijon ndjekja për kapjen e tij 

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij. 

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.  Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 11/09/2019 06:00

    Ku ka laterale në Lezhë! A kishë! E din kush quhen laterale o ka*? Pyet, shfleto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot