DURRES - Gruaja 30-vjeçare, e cila dy ditë më parë plagosi me armë bashkëshortin e saj, ka treguar në polici arsyet përse e qëlloi. Leonora Zaçellari, nënë e dy fëmijëve u tha policëve, se e qëlloi të shoqin, pasi ai mori thikën për ta vrarë.
Për Leonora Zacellarin, jeta ishte kthyer në një ferr, pasi bashkëshorti e keqtrajtonte më mënyrë sistematike. Po kështu, kishte ndodhur edhe ditën e sherrit, kur gruaja i dha fund makthit, duke qëlluar me armë zjarri mbi të. Familja Zaçellari nuk kishte probleme financiare, bënë të ditur burime nga policia e Durrësit.
Ata janë nga Librazhdi dhe kanë disa vjet që banojnë në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, në lagjen 14 të qytetit. 30-vjeçarja, e cila qëlloi me pistoletë mbi bashkëshortin e saj, deklaroi në polici, se reagimi i saj ishte për vetëmbrojtje, pasi burri i ishte vërsulur me thikë për ta goditur.
Madje, ajo tregoi edhe sherrin e fundit me bashkëshortin e saj. Nga ana e saj policia ka kryer arrestimin e Leonorës me akuzat e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe të armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu, uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit, një pistoletë, si dhe 2 krehëra me fishekë. Sot pritet që gruaja të dalë para gjykatës, ndërsa Shqiptarja.com sjell disa pjesë nga dëshmia e saj në polici.
Si ndodhi ngjarja?
Si çdo ditë, Përparimi erdhi në shtëpi dhe pasi hëngri bukë, nisi nga avazi, duke bërë sherr për gjëra krejtësisht të kota. Më pas nisi të më qëllojë me grushta dhe me shkelma, gjë që e bënte prej kohësh. Unë jam e mendimit, se ai është psikopat.
Juve ishit përgatitur që më parë për ta qëlluar me armë zjarri bashkëshortin tuaj?
Jo. Ishte një reagim i çastit për vetëmbrojtje. Ai, pasi më rrahu, mori një thikë dhe m’u vërsul për të më goditur. Në atë çast mendja më shkoi te vendi ku ai mbante pistoletën dhe menjëherë e mora armën dhe ja drejtova Përparimit. E qëllova disa herë poshtë për vetëmbrojtje.
Çfarë tha ai kur të pa me armë në dorë?
Veprimet ishin shumë të shpejta dhe ai bërtiti kur arma qëlloi. Më tha mesa më kujtohet, më vrave, dhe ra përtokë.
Sa herë e qëllove e mban mend?
Disa herë.
Po pastaj si veprove?
Pastaj u përpoqa të qetësohesha dhe njoftova me telefon policinë për atë që kishte ndodhur. Policia nuk vonoi dhe erdhi në shtëpi, ku edhe kreu punët e saj. I dorëzova pistoletën dhe më pas u krye edhe arrestimi im.
Pse ndodhnin sherret mes jush?
Për gjëra krejt të kota, Përparimi më qëllonte, aq sa unë mendoj se ai është psikopat.
Ku punon ai?
Merret me ndërtime dhe ne nuk kemi probleme ekonomike.
Sa fëmijë keni?
Dy. Djalë dhe vajzë, respektivisht 5 dhe 8 vjeç.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013
Redaksia Oline
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com