Shkaku i përplasjes me armë zjarri sot në qytetin e Kavajës, ishte parkimi i automjetit. Bashkëshortja e Saimir Kurtit, autorit të plagosjes së kryetarit të FRPD, Erkid Kazazi, ka parkuar automjetin përpara portës së restorantit në pronësi të familjes Kazazi.

Eqerem dhe Erkid Kazazi, babë e bir i kanë kërkuar bashkëshortes së Kurtit të largonte automjetin tip "Range Rover" pasi kishte bllokuar hyrjen e portës.

Kaq ka mjaftuar dhe gjithçka ka marrë tjetër rrjedhë. Saimir Kurti ka mbërritur menjëherë i njoftuar nga bashkëshortja dhe në gjaknxehtësi e sipër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Eqerem dhe Erkid Kazazit, duke plagosur në këmbë kryetarin e FRPD-së në Kavajë.

Ndërsa babai i tij, Eqerem Kazazi dhe një kalimtar i rastit kanë marrë plagë të lehta, si pasojë e ciflave të predhës të shpërndara pas rikoshetit në asfalt.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com