KUÇOVË- Është zbardhur dinamika e ngjarjes një natë më parë, ku mbeti i plagosur 45-vjeçari Admir Bejo. Report Tv mëson se shkak i plagosjes është bërë një sherr i momentit mes Bejos dhe fqinjit të tij, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave në zonën e ‘1 Majit’ ku u gjet i plagosur 45-vjeçari është zbuluar se plagosja ka ndodhur në banesën e autorit, i identifikuar si A.B. 36 vjeç. Pas një sherri të momentit, 36-vjeçari ka qëlluar me 6 plumba në drejtim të Bejos, 2 prej të cilëve e kanë kapur në bark.
Pasi u qëllua, Bejo është larguar me vrap nga banesa, ndërsa fqinji i tij ka qëlluar edhe dy herë të tjera në drejtim të 45-vjeçarit, por plumbat nuk e kanë kapur. Pasi ka ecur disa metra, ai ka rënë në tokë, në vendin ku është gjetur nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje janë gjetur 4 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Admir Bejo dyshohet se ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, e për këtë arsye dyshohet se u merrte lekë borxh njerëzve që njihte. Por, nuk dihet nëse shkak i plagosjes ka qenë kjo arsye. Sipas burimeve, plagosja nuk lidhet më të shkuarën e Bejos, i cili në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezër.
Bejo u plagos një natë më parë, ndërsa u gjet në tokë nga kalimtarë të rastit. Ai u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Admir Bejo është një person me precedent të mëparshëm kriminal. Në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Vëllezërit Bejo kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe duke menduar se i lanë të vdekur, janë larguar mirëpo vëllezërit Kundja i shpëtuan atentatit. Aso kohe është folur se shkak i konflikit ka qenë një vajzë që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.