Plagosja në Kuçovë, zbardhet dinamika e ngjarjes! 36-vjeçari qëllon në shtëpinë e tij fqinjin pas një sherri të momentit! Shpallet në kërkim

Plagosja në Kuçovë, zbardhet dinamika e ngjarjes! 36-vjeçari qëllon në shtëpinë e tij fqinjin pas një sherri të momentit! Shpallet në kërkim

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

KUÇOVË- Është zbardhur dinamika e ngjarjes një natë më parë, ku mbeti i plagosur 45-vjeçari Admir Bejo. Report Tv mëson se shkak i plagosjes është bërë një sherr i momentit mes Bejos dhe fqinjit të tij, i  cili tashmë është shpallur në kërkim.

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave në zonën e ‘1 Majit’ ku u gjet i plagosur 45-vjeçari është zbuluar se plagosja ka ndodhur në banesën e autorit, i identifikuar si A.B. 36 vjeç. Pas një sherri të momentit, 36-vjeçari ka qëlluar me 6 plumba në drejtim të Bejos, 2 prej të cilëve e kanë kapur në bark.

Pasi u qëllua, Bejo është larguar me vrap nga banesa, ndërsa fqinji i tij ka qëlluar edhe dy herë të tjera në drejtim të 45-vjeçarit, por plumbat nuk e kanë kapur. Pasi ka ecur disa metra, ai ka rënë në tokë, në vendin ku është gjetur nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje janë gjetur 4 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Admir Bejo dyshohet se ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, e për këtë arsye dyshohet se u merrte lekë borxh njerëzve që njihte. Por, nuk dihet nëse shkak i plagosjes ka qenë kjo arsye. Sipas burimeve, plagosja nuk lidhet më të shkuarën e Bejos, i cili në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezër.

Bejo u plagos një natë më parë, ndërsa u gjet në tokë nga kalimtarë të rastit. Ai u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Admir Bejo është një person me precedent të mëparshëm kriminal. Në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Vëllezërit Bejo kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe duke menduar se i lanë të vdekur, janë larguar mirëpo vëllezërit Kundja i shpëtuan atentatit. Aso kohe është folur se shkak i konflikit ka qenë një vajzë që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot