Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku mbetën të plagosur 2 persona. Policia ka zbardhur se shënjestër e atentatit ka qenë F.D, i cili ka mbetur i plagosur. 

Gjithashtu, policia sqaron se i plagosur mbeti edhe S.B, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen. Blutë e Lezhës bëjnë të ditur gjithashtu se kanë shoqëruar 18 persona në polici për t'i marrë në pyetje ose të dyshuar për atentatin e të dielës në mbrëmje. 

Njoftimi i policisë

Lezhë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur një  ditë më parë në Shengjin ku mbeten të plagosur 2 persona, jashtë rrezikut për jeten, Policia e Lezhës ka kryer disa veprime hetimore për zbardhjen e autoresise.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se objekt sulmi të ketë qenë shtetasi F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht.

Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë kqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambjente.

Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.

Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativ” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 79/dhe 22 dhe 278/4 të Kodit penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com