Plagosja në Tiranë, në kërkim 2
punonjësit e sigurisë së kazinosë

Plagosja në Tiranë, në kërkim 2<br />punonjësit e sigurisë së kazinosë
TIRANË –  Pas plagosjes së mbrëmshme të jo dy, por tre personave në një kazino pranë ambasadës amerikane, policia ka konfirmuar sot se janë shpallur në kërkim Artan Thomaraj, administrator i firmës së sigurisë "Global Security" dhe Artur Suci, punonjës i saj.

Policia ka konfimuar emrat e të plagosurve: Vëllezërit Alban e Admir Dogjani, (nipat e Asllan Dogjanit, kandidatit të PD-së për deputet) dhe Thimi Marku. Sipas saj, konflikti ka nisur që nga një telefonatë e bërë ndërmjet djalit të hallës së vëllezërve Dogjani, Bledar Rexhës dhe Thimi Markut. Ky i fundit, roje sigurie në kazino, është një nga të plagosurit me thikë nga Dogjanët.

MBREMJEN E 9 QERSHORIT, RRETH ORES 22:00, PLAGOSEN ME ARME DY VELLEZER NE KAZINO

Paratë e lëna në kazino kanë qenë shkaku i 5 plagosjeve, 2 prej të cilave me armë zjarri e 1 me thikë, mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ndërkohë që të plagosurit janë njëherësh edhe autorë të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me stadiumin "Qemal Stafa", pranë ambasadës amerikane. Të plagosurit me armë zjarri, vëllezër ndërmjet tyre, Alban dhe Admir Kurtish Dogjani, lindur më 1986, sipas raportimit nga vendngjarja një natë më parë, u dërguan në Spitalin Ushtarak, pasi qenë në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre rojet e sigurisë u çuan atje për mjekim, pasi janë shoqëruar më parë në polici për të dëshmuar për ngjarjen.

Dy vëllezërit e plagosurit me armë zjarri, njëri prej të cileve paraprakisht mësohet se më parë ka punuar roje në kazino, janë konfrontuar me rojet e sigurisë së "Global Security", që kishte detyrë të ruante kaziononë, pasi kishin disa kohë që luanin dhe kishin humbur një sasi parash. Për këtë arsye duke dashur të rikuperojnë paratë e humbura ata kanë kërkuar një shumë tjetër borxh, por edhe atë e kanë humbur.

Vëllezërit Dogjani kanë nisur të reagojnë dhunshëm brenda kazinosë, kanë thyer objekte dhe kompjuterin ku luanin. Për këtë sjellje të papranueshme, rojet e kazinosë i kanë ndaluar, por aty ka nisur një grindje me grushta, leva e dërrasa derisa ka përfunduar me plagosjen me armë jashtë kazinosë nga njëri prej rojeve. Pak minuta pas ngjarjes policia  ndaloi në afërsi të Freskut dy vëllezërit Marku, punonjësit e sigurisë së kazinosë ku ndodhi ngjarja, të cilët po ashtu kanë pasur plagë të pjesë të ndryshme te trupit.

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni