VLORE- Arrestohet i dyshuari si autor i plagosjes së ndodhur pak ditë më parë, që sipas policisë, kishte zanafallë borxhin 30 mijë euro.

Policia e Vlorës bën të ditur se I arrestuari e plagosjes së Zaho Danajt, më 29 shkurt, është Paulo Sakaj.

Në momentin e arrestimit, 21 vjeçari ndodhej në një automjet me xhama të errët në zonën e Skelës, në shoqërinë e dy personave të tjerë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vjedhje.

Në momentin kur policia ka bërë shenjë të ndalojë drejtuesi i autoveturës ka tentuar të largohet duke dëmtuar automjetin e policisë si dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë. Nga ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të policisë është e mundur kapja e automjetit dhe neutralizimi i 3 personave që ndodheshin brenda tij.

Policia ndaloi edhe Albin Nazaj dhe Kristian Balliu, ndërkohë që sekuestroi autoveturën e llojit Mercedes-Benz me targa L 15 TJC, me xhama të errët.
(sg/shqiptarja.com)