Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen 25 vjeçarit Severjan Tusha, ngjarje e ndodhur me 9 shkurt të hënën pasdite, ndërsa e dyshuar është një vajzë 20 vjeçare e dyshuar se kishte lidhje intime me të.
 
Burime të policisë thanë se, nga deklarimet e marra të vajzës ajo fillimisht ka pretenduar se Tusha, ka tentuar ta përdhunojë atë, por se ajo ka rezistuar dhe nuk ka pranuar.
 
Por më tej vajza ka pretenduar se ajo ka dashur të ndahet nga personi me të cilin më pas mësohet se ka pranuar se ka pasur lidhje.
 
Nga ana tjetër, 25 vjeçari Tusha vijon të qëndrojë në gjendje arresti në spitalin e traumës në kryeqytet.
 
Ai i është nënshtruar një ndërhyrje të ndërlikuar kirurgjikale nga mjekët falë së cilës ai ka kaluar rrezikun për jetën.
 
Vëllai Severjan Tushës, jashtë kamerave, ka pranuar se i vëllai ka pasur lidhje intime me vajzën që e ka plagosur por ka hedhur poshtë pretendimin se ai ka tentuar ta përdhunojë.
 
Madje vëllai i të plagosurit Tusha, pohoi se Severjani kishte kohë që dilte me këtë vajzë sa edhe për festën e Krishtlindjeve ai kishte dalë me të dhe jo me familjen.
 
Ndërkohë,  Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Manjola Gjonajn e cila akuzohet per plagosjen me thikë të Serveljan Tushës që sipas saj donte ta përdhunonte.
 
Masa e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit të Rrëshenit ku ndodhet e shtruar për shkak të plagëve të marra nga përleshja midis tyre.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)