TIRANE - Armando Prenga deputeti i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe plagosje pas konfliktit me familjen Cali për Lagunën e Patokut kërkon gjykim të shkurtuar.

Këtë kërkesë e paraqiti në gjykatë avokati i Prengës, Maks Haxhia, ndërsa u pranua dhe nga Prokuroria e Përgjithshme e cila akuzon deputetin për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Vetë Prenga nuk ishte i pranishëm në seancën e parë ndaj tij mbajtur në Gjykatën e Lartë, ndërsa Kolegji Penal do të shprehet me vendim më 9 shkurt nëse do të pranojë apo jo gjykimin e shkurtuar.

Arben Prenga u arrestua në shtator të 2015 pasi u përfshi në një konflikt me Gjergj e Gjok Calin për shfrytëzimin e të drejtës së peshkimit në lagunën e Patokut.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)