VLORË- Një sherr mes dy personave ka përfunduar deri në përdorimin e thikave, e për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, rreth orës 19:25, teksa Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes. 

I plagosur është një 42-vjeçar i identifikuar si A. B., i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë është larguar nga vendngjarja .  Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.