TIRANE- Dy persona mësohet se janë plagosur me armë zjarri rreth orëve të vona të mbrëmjes, së të enjtes. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës në kryeqytet, ku dy personat e plagosur janë Edmond Çakmashi dhe kushëriri i tij, Andi Çakmashi.
Sipas burimeve, persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të kushërinjëve Andi dhe Edmond Çakmashi. Ky i fundit ka marrë edhe plagë më të rënda duke u dërguar menjëherë për në spitalin ‘Ushtarak’ ku dhe po merr mjekimin e duhur. Ndërkohë që bëhet e ditur se i riu tjetër ka marrë plagë sipërfaqësore dhe është jashtë rreziku për jetën.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe ka nisur hetimet.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com