Një anëtar i fisit Bajri ka mbetur i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës. Mësohet se Admir Bajri, 38 vjeç, u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me makinë tip 'Benz', ndërsa shoqërohej nga e ëma.

Kjo e fundit, fatmirësisht nuk ka marrë plagë. Atentatorët i bënë pritë Bajrit dhe pasi e qëlluan me breshëri automatiku, u larguan në drejtim të paditur. 38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje nga ngjarja, teksa policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.

Fisi Bajri është jo pak i njohur, kjo për faktin se në vitin 2018, në kuadër të operacionit 'Oaz', u arrestuan disa prej anëtarëve të këtij fisi, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme. Por dosja e bujshme tashmë është shfryrë, pasi të gjithë personat, të cilët u vunë në pranga janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
FOTO/ Iu bë atentat sot në Shkodër, ja kush është Admir Bajri

1646850145_Sequence03.01273806.Still019.jpg

Personi që shihni në foton më lart është Admir Bajri, personi i cili mbeti i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç. 38-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ora 19:09
Atentati në Shkodër, ja kush u plagos

1646849444_Screenshot2.jpg

Report Tv ka mësuar emrin e personit që i është bërë pritë në Shkodër. Mësohet se Admir Bajri ka rënë pre e një atentati ditën e sotme.