TIRANË-  Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj marte në zonën e Alliasit në Tiranë.

Pas një konflikti të çastit në një lokal, Albert Ostreni 49 vjeç ka plagosur të riun e identifikuar si Renaldo Mejdani 23 vjeç. Ky i fundit, është shoqëruar drejt spitalit ku po merr mjekimin përkatës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në rrugën 'Tasim Shehi'. 

Report Tv mëson se Ostreni dhe Mejdani ishin fqinj me njëri-tjetrin. 

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Ishin fqinj, u konfliktuan në lokal! Kush është autori i plagosjes së 23-vjeçarit në Tiranë (Emri)

1661287572_allias.jpg

Albert Ostreni 49 vjeç është autori i plagosjes së 23-vjeçarit Renaldo Mejdani, të cilin e kishte fqinj. Mbrëmjen e sotme, pas një konflikti çasti në një lokal, Ostreni e ka plagosur me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.