Plagoset aksidentalisht një 61-vjeçar brenda një lokali në qytetin e Bajram Currit! Ishin në gjendje të dehur

Plagoset aksidentalisht një 61-vjeçar brenda një lokali në qytetin e Bajram Currit! Ishin në gjendje të dehur

Tropojë

BAJRAM CURRI- Një plagosje me armë është raportuar pak minuta më parë në brendësi të një lokali në Barjam Curri, për pasojë ka mbetur i plagosur një 61 vjeçar i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrethana aksidentale pasi personat që ishin në lokal, ishin në gjendje të dehur.

Sa i takon të plagosurit, aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa ka shkuar në Gjakovë për trajtim mjekësor.

“Tropojë/Informacion paraprak

Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”-thotë policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë