Një 17 vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Bërdicë të Shkodës.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të identifikuar si Gent Dushku, ndërsa janë ende të paqarta motivet e plagosjes.

"Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.