Plagosje me armë zjarri në qytetin e Korçës/ 4 persona shoqërohen në komisariat (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës pas një sherri në një lokal nate. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:05 të mbrëmjes së sotme ndërkohë nga burimet paraprake mësohet se Reans Muçollari ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë. Muçollari është konfiktuar fillimisht me një person në brendesi të lokalit pastaj sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve.

Reans Muçollar është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Muçollari është një person me precedent penal pasi në vitin 2017 përplasi me automjetin e tij një kalimtarn për vdekje.

Policia ka shoqëruar katër persona në komisariatin e Korçës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dh rrethanat e ngjarjes si dhe për të kapur autorët.

Foto nga vendi i ngjarjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit