TIRANE- Vilson Tafçiu 28-vjeç është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy persona në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person.

Autori dyshohet se është larguar nga vendngjarja me një makinë të zezë që është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Mësohet se viktima i cili njihej edhe me mbiemrin Noka ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar. Tafçiu qëndronte në Dibër bashkë me familjen ndërsa mësohet se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:31
FOTO/ Ky është 28-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Tiranë

Report Tv siguron foton e Vilson Tafçiut, 28-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri në një lokal në zonën e Astirit në kryeqytet.

Ora 22:16
Zbardhet dëshmia e miqve të 28-vjeçarit që u vra në Astir: Një person i gjatë e thirri jashtë dhe e qëlloi për vdekje

Policia ka marrë në pyetje personat që ndodheshin në tavolinë me Vilson Tafçiun, 28-vjeçarin që u vra sot me armë zjarri në zonën e Astirit në kryeqytet. Ata kanë deklaruar se një person i gjatë e ka thirrur viktimën dhe e ka qëlluar me armë jashtë lokalit. Noka ka marrë tre plumba në pjesën e gjoksit çka i kanë shkaktuar atij vdekjen.

Ora 22:04
28-vjeçari që u vra në Astir me origjinë nga Dibra, kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen

Vilson Tafçiu, 28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit ishte me origjinë nga Dibra. Ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Ora 21:47
U vra sonte në Astir, 28-vjeçari ishte arrestuar në Francë për trafik droge

28-vjeçari Vilson Tafçiu, që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet ishte përfshirë më herët në trafik droge. Ai ishte larguar nga Shqipëria në Mars të vitit 2018, ku dhe ishte arrestuar në për shpërndarje të lëndëve narkotike. 28-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg, por kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj. Tafçiu ishte deportuar në Shqipëri në nëntor të vitit të kaluar.

Ora 21:23
Vrasja në Tiranë/ Policia jep detejat mbi ngjarjen

1579552434_1579551483VRASJENEASTIR.jpg

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që ka tronditur Astirin ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Viktima është V.T.  28 vjeç, ndërsa po bëhet rrethimi i plotë i zonës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Njoftimi i plote

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve