Autorët e dy plagosjeve më thikë të ndodhura në qytetin e Korçës dhe në Shkodër janë vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme.
 
Saimir Kasapi është ndaluar nga policia e Korçës, pasi dyshohet si autorë i plagosjes me thikë të shtetasit E. Çocka. Arrestimi i 26 vjeçarit, i shpallur më herët në kërkim është bërë në banesën e tij në Potgorie. Gjykata e rrethit të Korçës ka dhënë ndaj tij masën e arrestit me burg, ndërsa materialet e plota i kanë kaluar prokurorisë për shqyrtim të mëtejshëm.
 
 
Ndërko po sot, policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit  Sokol Lloja pasi ka plagosur me thikë, Sokol Becin, 30 vjeç. Nga uniformat blu mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosie.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)