Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Gjatë një sherri për motive të dobëta, 57 vjeçari Ferdinant Petrit është goditur me thikë nga Pilo Sevi.
57 vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.