BURREL -Përfundon në ujërat e liqenit të Shkopetit një automjet në aksin Milot- Burrel. Nuk dihet se për çfarë lloji makine bëhet fjalë, apo nëse udhëtonin persona me të.

Megjithatë, kërkimet e deritanishme të policisë së qarkut të Dibrës të çojnë në pistën e hedhjes së automjetit nga persona me precedentë penal për të fshehur gjurmët e krimit, pasi siç raporton policia mëngjesin e sotëm ka pasur një incident me dy të plagosur në Burrel.

Edhe pista për ndonjë aksident rrugor mbetet e hapur, pasi vendi ku dyshohet të ketë rënë mjeti është një kthesë e fortë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat RENEA dhe polumbarët, por moti i keq pengoi kërkimet.

Sipas policisë deri më tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)