SHKODER- Besnik Idrizi 42-vjeç ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga 47-vjeçari me Agron Begaj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shtoj në Shkodër pas një konflikti të çastit.
Mësohet se 42-vjeçari Idrizi menjëherë është dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes si dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të saj.