Kina, ka hyrë në "epokën e rënies së popullsisë”, pasi shifrat zbuluan një rënie historike të numrit të lindjeve për herë të parë që nga viti 1961.
Vendi kishte një rënie me 850 mijë banorë krahasuar me një vit më parë, njoftoi Byroja Kombëtare e Statistikave. Kjo rënie ka frikësuar autoritetet kineze që kanë filluar të ndërmarrin masa. Sipas ekspertëve, pritet një periudhë e gjatë e rënies së popullsisë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të qeverisë për të ndryshuar trendin.
Qeveria e Kinës ka disa vite që po përpiqet të inkurajojë njerëzit që të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangë krizën demografike të shkaktuar nga plakja e popullsisë, duke alokuar deri në 5,550 dollarë në muaj për një familje me tre fëmijë.
Ekspertët e fushës thonë se dekada të tëra me një politikë shumë të ashpër që lejonte vetëm një fëmijë, sot i ka bërë çiftet shumë rezistente për t’u martuar dhe për të krijuar familje.
Plakja e Kinës mund të ndikojë edhe në ekonominë globale, sipas shumë ekonomistëve. Rënia e krahut të punës dhe fokusi më i madh te politikat sociale për moshën e tretë, mund të sjellë tkurrje të rritjes së ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Ndërkohë, bota do të dëshmojë një ngjarje simbolike demografike në vitin 2023, pasi India do të bëhet kombi me popullsinë më të madhe në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia e Indisë do të kalojë atë të Kinës në prill. Ky moment historik nuk është i rëndësishëm në vetvete, por thekson ndryshimin në modelet demografike midis dy kombeve më të populluara në botë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5256
Lajme të tjera
-
Kina: Rusia është e hapur për bisedimet e paqes me Ukrainën
21 Mars, 12:50
-
Për herë të parë pas 26 vitesh, një ministre gjermane viziton Tajvanin! Reagime të ashpra nga Kina
21 Mars, 10:43
-
Panda Gjigande Ya Ya së shpejti kthim në shtëpinë e saj
20 Mars, 17:12
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars, 21:11
-
Pjesë e librit të rekordeve 'Guinness', bodybuilderi më i shkurtër në botë martohet me vajzën e ëndrrave
17 Mars, 19:02
-
SKEMË MASHTRIMI/ FBI-ja arrestoi miliarderin kinez që sponsorizoi sulmet ndaj Hunter Biden
17 Mars, 15:35
-
Marrëveshja Aukus, pakti historik i sigurisë kundër Kinës: SHBA, Britania e Madhe dhe Australia bien dakord për projektin e nëndetëseve bërthamore
14 Mars, 15:59
-
India nuk njeh Kosovën dhe i ndaloi boksieres simbolet shtetërore dhe këndimin e himnit, Donjeta Sadiku nuk shkon në kampionatin botëror në New Dehli
14 Mars, 13:55
-
Britania rrit buxhetin për mbrojtjen, 6 miliardë dollarë më shumë për dy vitet e ardhshme
14 Mars, 08:51
-
Për herë të parë pas nisjes së pandemisë COVID, Kina rihap kufijtë për turistët
14 Mars, 08:36
-
Shqipëria drejt plakjes së shpejtë, e katërta në Evropë për normën e ulët të lindshmërisë më 2021, e fundit në rajon
13 Mars, 21:37
-
Kina zgjedh kryeministër aleatin e ngushtë të Xi Jinping, njihet për zbatimin e 'bllokimit brutal'
11 Mars, 16:04