19.9 vite është jetëgjatësia mesatare që u mbetet shqiptarëve pasi mbushin moshën 60 vjeç. Por vetëm 15.3 prej këtyre viteve pritet të jetohen me shëndet të mirë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vitet e tjera mund të shoqërohen me probleme shëndetësore.
53.8% e personave mbi 60 vjeç kanë probleme me shikimin dhe 30% me dëgjimin. Dhimbjet e shpinës dhe qafës, diabeti dhe vështirësitë në lëvizje ndikojnë gjithashtu në jetën e tyre të përditshme.
Ndërsa sipas raportit të OBSH, goditjet në tru dhe sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve te të moshuarit. Në vitin 2023, Shqipëria numëronte rreth 644 mijë banorë mbi 60 vjeç, 22.9% të popullsisë prej rreth 2.8 milionë.
Rreth 15.8% e personave mbi 75 vjeç jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 7.9% e të moshuarve mbi 65 vjeç përballen me kushte shumë të vështira banimi.
Sipas raportit të OBSH, 5,4% e personave të kësaj grupmoshe takojnë familjarët ose të afërmit të paktën një herë në muaj, ndërsa vetëm 6 % e të moshuarve janë të kënaqur me jetën e tyre.
Sipas raportit të OBSH, Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve profesionistë dhe mungojnë të dhëna të plota për personat që marrin kujdes në shtëpi ose në institucione.
Raporti evidenton se mungesa e të dhënave dhe studimeve afatgjata e vështirëson identifikimin e nevojave të të moshuarve dhe planifikimin e shërbimeve për ta.










Komente
Komento