Shqipëria është gati të presë emigrantët e për këtë ka marrë të gjitha masat. Deklaratat janë bërë nga zv/ministrja e brendshme Elona Gjebrea gjatë një aktiviteti për riintegrimin e viktimave të trafikut në shoqëri.
"Ky plan veprimi është një vazhdimësi e detyrim i strategjisë kombëtare kundër trafikimit të personave. Plani i veprimit është përgatitur në emër të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me partnerët tanë të nderuar kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Zyra e Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit të Personave, me mbështetjen e IOM në mënyrë të veçantë (të cilën do të doja ta falënderoja) ashtu sikurse dhe UN Women, si pjesë e një projekti që ne kemi patur gjatë këtyre dy viteve."-shprehet Gjebrea
Sipas zv/ministres numri i grave e vajzave që kanë përfituar nga planet e riintegrimit është relativisht i lartë.
"Plani ka qëllim ofrimin e ndihmës, asistencës për riintegrimin e grave dhe vajzave, viktima të mundshme të trafikimit, nëpërmjet hartimit dhe implementimit të politikave ndërsektoriale, duke përfshirë arsimin, punësimin, përfshirjen sociale, mbrojtjen sociale, qëllimin dhe integrimin gjinor, mbrojtjen nga dhuna në familje dhe mbrojtjen e fëmijëve.Dëshiroj të theksoj që riintegrimi i viktimave të trafikimit është një nga shtyllat kryesore të strategjisë kundër trafikimit të personave, përveç mbrojtjes, dënimit, hetimit penal. Riintegrimi është një shtyllë shumë e rëndësishme, e cila do të ketë dhe vëmendjen e qeverisë shqiptare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të gjithë partnerëve, me plane e nisma konkrete në dy vitet e ardhshme që përfshijnë fushën e arsimit, të mbrojtjes sociale dhe riintegrimit (apo integrimit gjinor).
Ndërkohë sipas përfaqësuesit të UN ëoman në shqipëri David Saunders shqipëria ka bërë hapa pozitivë në drejtim të barazisë gjinore. Plani i riintegrimit të viktimave të trafikut në shoqëri ka hyrë në fuqi në 17 shkurt të këtij viti."-tha Ministrja
Fjala e plotë e zv.ministres Elona Gjebrea
/Shqiptarja.com