Plan shpëtimi, Gjiknuri - Qeverisë
"Të përgjysmohet renta minerare"

Plan shpëtimi, Gjiknuri - Qeverisë<br />
TIRANË - Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha dje se po rishikohet mundësia e lehtësiravepër bizneseteindustrisë minerare. Gjiknuri konfirmoi se MEI i ka propozuar Ministrisë së Financave disa masakonkrete për të lehtësuar financiarisht këtë sektor.“Kuptohet se industria minerare ka dhe vështirësitë e saj.

Tashmë e kemi bërë me dije se jemi duke diskutuar me industrinë minerare për lehtësira, qoftë fiskale apo të tjera, për mënyrën e llogaritjes së shumë elementëve financiarë, pasi kushtet e tregjeve minerare janë mjaft të vështira. Ministria e Energjisë ka ndërmarrë disa hapa, jo më larg se sa dje kemi propozuar disa masa për Ministrinë e Financave”, theksoi ministri gjatë një vizite në fabrikën eçimentos në Fushë Krujë. “Shpresoj që në të ardhmen e afërt të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë emergjente për industrinë minerare.

Kjo është industri jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe ka një zinxhir të tërë aktivitetesh që lidhen me të jo vetëm nga punësimi, por edhe një numër i madh kontraktorësh që jetojnë me këtë industri. Duam të bëjmë çmos që kjo industri të mbijetojë për të pritur dhe ditët më të mira që janë rritja e çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare”, shtoi Gjiknuri.

Propozimet
Në propozimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë drejtuar Financave kërkohet ulja e rentës mirerare.Sipas këtij propozimi,ajo duhet të llogaritet mbi bazën e çmimit të mineralit të shitur në grykën e galerisë/sheshin e depozitimit të gurores dhe nevojitet që të hiqet nga baza e tatueshme vlera e transportit të mineralit nga pika e nxjerrjes deri në pikën për shitje.

Një tjetër propozim është edhe eleminimi i përqindjes së lagështisë nga llogaritja e rentës në momentin që peshohet nga dogana për të përcaktuar vlerën e rentës. Më tej, Ministria e Energjisë dhe Industrisë kërkon edhe që niveli i rentës të përcaktohet në përqindje e jo të jetë fikse, pasi çmimi i mineraleve ndryshon shpesh.Çmimi u vendos fiks në paketën fiskale 2016.

Gjithashtu, duke argumentuar qëçmimet e tregut të mineraleve janë në minimum historik, një tjetër propozim është edhe qëpërqindja e rentës të ulet deri në përgjysmim të saj në raport me nivelin aktual. Një tjetër kërkesë është edhe që të përjashtohen nga renta nënproduktet, pasi nuk mund të paguhet rentë për nënproduktet e naftës bruto (si p.sh. për diezelin apo benzinën).

KrizaMomentet e këqia që po kalon industria minerarei dëshmojnë edhe mbyllja e aktivitetit nga disa biznese.Vitine shkuar, e vetmja kompani e nxjerrjes, pasurimit dhe eksportit të bakrit në vend, Beralb, pezulloi aktivitetin. Kjo lëvizje nxorri në rrugë rreth 300 punëtorë të kësaj fabrike, të cilët kanë zhvilluar edhe protesta. Sipas kompanisë, pezullimi i aktivitetit erdhi për faj të çmimeve të ulta që arritën në nivelin e kostove të prodhimit. Ndërkohë, në zonën e Martaneshit, rreth 20 miniera të nxjerrjes dhe tregëtimt të kromitkanë mbyllur aktivitetin gjatë muajve të fundit.
 
Ndryshimet
Të eleminohet përqindja e lagështirës nga llogaritja e rentës minerare,që ka në përmbajte të tij minerali në momentin që peshohet nga dogana për të përcaktuar vlerën e rentës. Niveli i rentës të përcaktohet në përqindje e jo të jetë fikse, pasi çmimi i mineraleve ndryshon shpesh. Gjithashtu, që përqindja e rentës të ulet deri në përgjysmim të saj në raport me nivelin aktual.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League