Plan veprimi për kursimin e energjisë për sektorin e transportit

/ATSH/- Përmes një granti prej 289 383 eurosh të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të përgatisë një plan veprimi për kursimin e energjisë për sektorin e transportit.

Marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri, është miratuar në fund të muajit tetor të vitit 2014.

Kjo marrëveshje ka për qëllim dhënien e një granti prej 289 383 eurosh, që do të përdoret për përgatitjen e një plani të qëndrueshëm të transportit (PQT) për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, i cili do të jetë një dokument kyç që do të ndihmojë MTI-në në përmbushjen e qëllimit të kursimit të energjisë për sektorin e transportit në Shqipëri dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të rrjetit të transportit.

Për transportin kombëtar, prioritet kryesor është të përgatisë një plan pragmatik, duke vendosur objektiva për zhvillimin e qëndrueshëm të rrjetit multimodal të transportit, ndërsa për transportin urban/qytetas, t'i sigurojë MTI-së politikat e praktikave më të mira, të cilat mund të zbatohen në nivel vendor. Për këtë qëllim do të përgatitet edhe një plan veprimi. Marrëvesha ka mbërritur ne Kuvend dhe pritet të shqyrtohet nga komisionet parlamentare

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati