Plane për një fëmijë të dytë? Rrëfehet Xhensila Myrtezaj: Bashkëpunimi më i mirë që kam bërë me Besin

Plane për një fëmijë të dytë? Rrëfehet Xhensila Myrtezaj: Bashkëpunimi më i mirë që kam bërë me Besin

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, e ftuar në “Më lër të flas”, tregoi më shumë për karrierën dhe familjen e saj. Ajkën, me humor, Xhensila e cilëson bashkëpunimin më të mirë të saj dhe bashkëshortit, Bes Kallakut. Por, kujt i ngjan më shumë Ajka?

“Mami im thotë që i ka ngjarë Xhensilës, mami i Besit thotë që i ka ngjarë Besit. Në të vërtetë, i ka ngjarë shumë Besit nga ana e karakterit, megjithatë, ajo është në rritje”, shprehet Myrtezaj.

Sipas Xhensilës, Ajka do të bëhet këngëtare si ajo, apo aktore si i ati?

“Ka shumë gjasa që me karakterin që ka, është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor të jashtëzakonshëm. Kështu mund të them (qesh). Të dyja genet i ka marrë. Do të aktrojë duke kënduar ose do të këndojë duke aktruar. Uë do të doja që vetëm Ajka të ishte e lumtur, të zgjidhte çfarë t’i donte zemra”, përgjigjet Xhensila, por më pas zbulon se si shumë prindër shqiptar, do të donte që vajza të bëhej mjeke.

Artistja tregoi më tej dëshirën për të zgjeruar familjen e saj tashmë që edhe Ajka është rritur pak.

“Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Deri në pesë anëtarë, tre fëmijë janë mirë”, thotë ajo.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'