MOSKE - Planet e NATO-s për të rritur praninë e saj ushtarake në Europën Lindore kanë shqetësuar Moskën. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i kërkoi sot shpjegime Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Jo vetëm që presim përgjigje, por përgjigje në respekt të plotë të rregullave për të cilat kemi rënë dakord” tha Lavrov. Pak ditë më parë NATO deklaroi se do të përforcojë mbrojtjen e saj në Europën Lindore pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Ndërkaq Aleanca ka ndaluar të gjithë bashkëpunimin civil dhe ushtarak me Rusinë. Gjatë samitit në Bruksel, NATO shprehu shqetësimet lidhur me pozicionimin e trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës, mes frikës së një pushtimi. Sipas mediave ndërkombëtare, NATO po sheh edhe mundësinë e përfshirjes së bazave të saj të përhershme në shtetet balltike për të garantuar shtetet në Europën lindore.
Estonia, Letonia dhe Lituania, dikur anëtare të Bashkimit Sovjetik dhe tashmë anëtare të Aleancës, kanë shprehur shqetësim ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Por Lavrov akuzoi NATO-n se po e ekzagjeron situatën lidhur me trupat ruse në kufirin lindor me Ukrainën. Sipas tij, Rusia ka të drejtë të zhvendosë trupat e saj brenda territorit për qëllime stërvitore. E ndërsa NATO përgatitet për patrullime ajrore në rajon si pjesë e ushtrimeve rutinë, Moska ka njoftuar se një pjesë e forcave të saj do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake në Bjellorusi në fund të muajit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com