Planet për tu martuar? Cubi Metka kërkon burrë por jo një dosido

Të gjithë e pyesin se kur do të martohet, por ajo ende po kërkon për njeriun e jetës. Cubi Metka, aktorja simpatike e spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL”  tha sot në emisionin “Rreze Dielli” se të gjithë e pyesin se kur do të martohet ndërsa ka shpjeguar dhe fotografinë e publikuar pak kohë më parë ku ajo shfaqet me vellon e bardhë.

Ajo foto kishte lidhje me xhirime dhe unë e kisha vendosur edhe shenjën e ccakut, por tani  njerëzit. Po e presin me padurim faktin se kur do martohem, dhe të gjithë më shkruajnë që hë kur do martohesh. Të gjithë i ka zënë shumë meraku për mua.Do martohem , do martohem, por prisni se akoma se kam gjetur burrin.

Cubi Metka, aktore

Pavarësisht se nuk ka asnjë plan konkret për tu martuar, Cubi tha gjatë bisedës se do ti pëlqente të bënte 2 dasma, një me fisin dhe një me të ftuar VIP.  Ndërkaq aktorja pranoi se nuk ja thotë për të gatuar por se shpreson shumë që të gjejë një bashkëshort që gatuan mirë.

Unë i qaj gatimet, vezët e sjuqura një herë, i hedh dhe iki me vrap. O zot i madh po mund të dijë burri më shumë të gatuajë. Pse janë të gjithë vetëm me këtë idenë, duhet të dish, burri burri.

Cubi Metka, aktore

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!