Këshilli federal i federatës italiane të futbollit ka vendosur ditën e sotme për planin B, në rast se Seria A rindërpritet për shkak të koronaviurist. Në varësi të kësaj hipoteze katër skuadrat e para do të bëjnë ‘play-of’ për të dalë kampion, ndërsa 6 të fundit ‘play-out’ për të dalë nga kategoria. Sakaq për Kupat e Europës do të merret parasysh algoritmi.
Pikërisht ky plan është miratuar ditën e sotme me 18 vota pro dhe vetëm 3 kundër. Në këtë situatë, në rast të shpërthimit të një vale tjetër të virusit, e cila shpresojmë të mos ndodhë kurrë, atëherë në Itali do të aplikohet një formulë ndryshe për të dhënë verdiktet.