Qeveria gjermane u ka propozuar vendeve anëtare të BE-së një plan për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Plani sugjeron nisjen e procesit edhe për Shqipërinë, por në aspektin parimor dhe në këmbim të përmbushjes së një sërë kushteve.
Gjermania ka propozuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit dhe hapjes në parim të procesit me Shqipërinë, por pa caktuar një datë të saktë për shkak të kushteve që duhet të përmbushë Tirana zyrtare.
Kështu thuhet në një shkrim të agjencisë së lajmeve “Reuters”, sipas të cilës, plani i Gjermanisë u është prezantuar vendeve të BE-së këtë javë, përpara samitit të ministrave të Jashtëm të 28 vendeve anëtare që mbahet në mes të tetorit.
Plani, sipas “Reuters”, mund të shërbejë si një kompromis mes atyre vendeve të BE që kërkojnë të afrojnë vendet e Ballkanit dhe atyre që e shohin me skepticizëm afrimin e tyre si Franca, Holanda dhe Danimarka.
Duke shprehur mbështetjen për Maqedoninë e Veriut, plani në fjalë sugjeron që takimi i parë ndërqeveritar mes ekzekutivit të Shkupit dhe zyrtarëve europianë të mbahet nga fundi i këtij viti.
Ndryshe, në vend të një date, për Shqipërinë propozohet një listë me shumë reforma që Tirana duhet të përmbushë përpara se takimi në fjalë të ndodhë.
Ato variojnë nga plotësimi i vendeve vakante të gjykatave deri tek rregullimi i ligjeve elektorale dhe ngritja e strukturës së posaçme anti-korrupsion.
Ndërkohë, një draft i vendimit të ministrave të BE-së në samitin e 15 tetorit, i parë nga agjencia “Reuters”, thotë qartë se negociatat duhet të hapen për Maqedoninë e Veriut, për shkak të progresit që vendi ka regjistruar me realizimin e reformave; ndërsa për Shqipërinë asgjë.
KETO JANE LOJRA POLITIKE TE ED RAMES KRYEMINISTRI E KA TE QARTE QE NUK HYNE NE BE ME NJE SHUMICE POPULLSIJE METE ARDHURA MUJORE 100 euro ne muaj per familje QE ESHTE KUSHTI KRYESORE SI DO KONTRIBOSH TI O MASHTRUES NE BE ME NJE MINIMUM TE ARDHURASH TE SHUMICES TE POPULLSISE ?.
Përgjigju