Plani i Arabisë Saudite, në 2025 skuadra kampione në Champions League? Nisin polemikat për UEFA-n

Plani i Arabisë Saudite, në 2025 skuadra kampione në Champions League? Nisin polemikat për UEFA-n

Futbollisti i Al Nassr Cristiano Ronaldo

Arabia Saudite kërkon të fusë një skuadër në Champions League europiane. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane ‘Corriere dello Sport’, që shkruan se synimi është që në sezonin 2024/2025 skuadra që fiton Ligën Arabe të luajë në kompeticionin më të lavdishëm europian.

Iniciativa është e federatës së futbollit në Arabinë Saudite, por e sigurtë është se do të shkaktojë shumë polemika.

Problemet që sjell kjo ide janë të pallogaritshme: një ekip europian i kualifikuar legjitimisht do të duhet të mbesë jashtë dhe ti hapë rrugën skuadrës kampione të Arabisë Saudite. Klubet e kontinentit të vjetër i nënshtrohen rreptësisht rregullave të Fair-play-it financiar të UEFA-s, ndërsa ato të Ligës Arabe jo. Gjithashtu problem është edhe logjistika, pasi një skuadër e Lindjes së Mesme do të duhej të udhëtonte çdo javë në Europë dhe një skuadre europiane të merrte drejtimin e kundërt.

Megjithatë problemi thelbësor ësshtë ai i lojës së ndershme financiare: klubet arabe në pronësi të Fondit të Investimeve Publike (PIF) janë të lirë të shpenzojnë çdo shifërdhe të ofrojnë rroga stratosferike, që nuk i lejohet askujt në Evropë. E vështirë që UEFA të heqë FPF-në dhe e komplikuar që të zbatohet në federatën aziatike. 

Gjithsesi nëse realizohet do të thotë se lojtarë si Ronaldo, Benzema apo Neymar do të kenë edhe njëherë fatin të luajnë në Champions League, apo siç njihet ndryshe trofeu me veshë të mëdhenj.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë