Plani i BE për rritjen, 6 mld euro për rajonin! Ambasadori gjerman: Kusht, reformat! Përfaqësuesi i BE: Transformues për rajonin

6 mld eurot që Ballkani Perëndimor do të përfitojë në kuadër të planit të ri të rritjes ekonomike, i prezantuar nga Komisioni Europian në nëntor të 2023-shit, kërkojnë përmbushjen e reformave konkrete nga të gjashta vendet e rajonit.

Qeveria shqiptare është në fazën përfundimtare të hartimit të listës së reformave që do të mbështeten nga ky fond dhe kjo për ambasadorin gjerman në Shqipëri, Karl Bergner është një pikë kyçe në përparimin e vendit. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë tryezës ku u diskutua për "Tregun e përbashkët rajonal dhe reformat e vendit në Planin e ri të Rritjes".

"Qeveria gjermane mbështet plotësisht objektivat e Planit të Rritjes, në veçanti synimin për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë tregut të brendshëm të BE-së dhe gjithashtu më pranë pranimit. Ne e shohim Procesin e Berlinit dhe Planin e Rritjes si plotësues të njëri-tjetrit dhe një koordinim i mirë midis Komisionit, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Procesit të Berlinit është kyç për suksesin e tij”, u shpreh Karl Bergner, ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

Përparimi me reformat është kusht edhe për André Rizzo, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, i cili tha se do ketë një efekt transformues në ekonomitë e të 6-ta vendeve në rast të përmbushjes së detyrave.

"Është një lajm i mirë që tashmë ka një zotërim domethënës të Planit të Rritjes në rajon. Komisioni Europian vlerëson se Plani i Rritjes është i aftë të kontribuojë për të pasur një efekt transformues në ekonomitë e rajonit, me kusht që të përmbushen plotësisht reformat sipas Planit”, tha André Rizzo, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së.

Ndërsa kryetarja e këshillit të integrimit, Jorida Tabaku, theksoi nevojën e një angazhimi me të madh të parlamentit në cështjet e integrimit.

 “Pjesëmarrja e hershme e Parlamentit është vendimtare për të çuar përpara diskutimet kombëtare dhe reformat si dhe axhendat legjislative. Mekanizmat tanë parlamentarë të integrimit në BE janë të hapur për aktorët socialë që kontribuojnë në këtë proces”, tha Jorida Tabaku, Kryetare e Këshillit të Integrimit.

Plani i rritjes synon të mbështes ekonominë e vendeve të rajonit kryesisht në forcimin e tregut të përbashkët rajonal, për ta integuar gradualisht me atë të Bashkimit Europian. Plani parashikon 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi me pagesë të kushtëzuar që partnerët e Ballkanit Perëndimor të përmbushin reforma specifike socio-ekonomike dhe themelore.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital