Plani i Biden, paratë e ngrira ruse do financojnë Ukrainën, 300 mld dollarë të konfiskuara mund të ndryshojnë luftën! Kërcënon Moska: Ndërpresim raportet diplomatike me SHBA-në

“Paratë e ngrira ruse për të financuar Ukrainën”! Kjo është strategjia që pritet të ndjekë Joe Biden për të anashkaluar problemet që po has në Kongres dhe mes aleatëve europianë, për të vazhduar ndihmën financiare ndaj Kievit nën agresionin ushtarak rus prej 24 shkurtit 2022.

Nëse një gjë e tillë do të bëhej realitet, atëherë Ukraina do të përfitonte 300 miliardë dollarë, para që i janë konfiskuar Rusisë dhe ato do të shkonin për armatime.

Por ku ndodhen paratë e ngrira të Rusisë?

Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, rreth 260 miliardë euro të aktiveve të bankës qendrore të Moskës u ngrinë në vendet e G7, BE dhe Australi vitin e kaluar.

Pjesa më e madhe – rreth 210 miliardë euro – mbahen në BE, duke përfshirë paratë dhe obligacionet qeveritare në euro, dollarë dhe monedha të tjera. Për krahasim, SHBA-ja ka ngrirë vetëm një pjesë të vogël të aseteve shtetërore të Rusisë: rreth 5 miliardë dollarë. Paratë ruse të bllokuara ndodhen në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kremlinit. Zv/ministri i Jashtëm Sergei Ryabkov ka paralajmëruar se Moska mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me SHBA, por gjithashtu mund të veprojë me reciprocitet edhe Rusia duke konfiskuar pasuritë e vendeve perëndimore siç edhe ka paralajmëruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Në terren luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë. Orët e fundit Rusia ka sulmuar me dronë Kievin. Ndërkohë ushtria ukrainase pretendon se vetëm në 24 orët e fundit ka vrarë 1080 ushtarë rusë.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri