Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të investojë 294 milionë euro në 5 vitet e ardhshme.
Plani i investimeve të OSHEE i është propozuar Entit Rregullator të Energjisë dhe është miratuar nga bordi përkatës. Vetëm për vitin 2018 janë parashikuar rreth 8.8 miliardë lekë investime, që synojnë rritjen e shkallës së sigurisë së furnizimit, zvogëlimin e humbjeve teknike dhe jo teknike, plotësimin dhe modernizimin e sistemit të matjes.
Sipas përfaqësuesve të OSHEE, minimizimi i humbjeve, pas 5 vitesh do të sjellë kursim në rreth 55 milionë euro në vit.
Komento