Plani i PS për shkarkimin e Zgurit
Çupi:Skandal,po uzurpohet KQZ

Plani i PS për shkarkimin e Zgurit<br />Çupi:Skandal,po uzurpohet KQZ<br>
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur në studion e Report Tv mbi aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet më të fundit. Duke e nisur me buxhetin e vitit 2018, deputetja tha se ky buxhet është propagandë e qeverisë dhe varfëron qytetarët

“Kjo është propaganda e ditës se sotme. Nuk rrit ndihmën ekonomike, varfëron qytetarët. Nga 9 koncensione bëhen 12. Këto koncensione janë te parregullt. Gjithë buxheti vihet në dorë të konçensioneve në 12 klientët e qeverisë. Në masën më pak se 5 dollarë në ditë, kur shumë familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Të gjithë deputetët e PD sollën fakte të zbërthimit të buxhetit, që është totalisht varfërim i qytetarëve", tha ndër të tjera Çupi.

Më tej, Dhurata Çupi foli dhe për planin e fundit të mazhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, në seancën plenare të 30 nëntorit. Çupi deklaroi se kjo çështje do të jetë një pikë e fortë debati mes pozitës dhe opozitës, duke shtuar se mazhoranca po shkel Kushtetutën me rastin në fjalë.

Mund të ndodhë shkarkimi i Zgurit më 30 nëntor. A mund të jetë kjo pikë e fortë e debateve?
Patjetër. Mazhoranca është në përplasje të hapur me Kodin Zgjedhor, që votohet me shumicë të cilësuar. Kodi përcakton qartë kushtet kur shkarkohet kryetari i KQZ. Kur kryen detyrën e anëtarit njëkohësisht. Kur del në pension. Dhe më e rëndësishmja: Shkarkimi bëhet me vendim të KQZ. Këta duan ta shkarkojnë pa asnjë procedurë, në shkelje të hapur të Kushtetutës. PS konsideron skandal çdo tentativë të tyre për të shkarkuar drejtuesit e organeve të pavarura. Kujtojmë edhe shkarkimin e kryetarit të AMF, as një vit më parë, pa asnjë problematikë. Këta po uzurpojnë çdo organ të pavarur. Kryetari i KQZ është votuar me shumicë, dhe sot për arsyet e tyre po tentojnë të bëjnë zhurmë dhe të uzurpojnë këtë organ. Në fakt, skandal është skandali i kësaj mazhorance, që po iu dalin çdo ditë. Ka qenë vetë Biba që ka deklaruar se Kapllanaj nuk është në kushtet për t’i hequr mandatin.

Propozimi i Shehut për amnisti për qytetarët që mbjellin kanabis ...
Ishte një postim në rrjetet sociale të kolegut, Basha e deklaroi një mendim personal. Dhe unë kështu e gjykoj, është mendim personal. Unë i përkas idesë se çdo vepër penale duhet dënuar nga më i thjeshti te qeveritari. I përkas kategorisë së deputetëve që përveç mendimin personal, konfigurohem dhe me mendimin e grupit, por Shehu është më i vjetër.

PD akuzon Dakon si të lidhur me botën e krimit. Janë deklarata politike apo PD disponon materiale që implikojnë Dakon?
PD ka vite që denoncon shkelje, e ka thënë në raport edhe OSBE-ODIHR që zgjedhjet u deformuan, kishte blerje dhe shitje të votës. Rasti më konkret duket se është ai i Bashkisë Durrës, ku vetë kryetari është investuar për deformim të votës. Sigurisht që ka fakte, Basha doli dje, Paloka sot. Tani të gjithë e kanë kuptuar se votat e shitën e blenë. Sot kemi 7 mijë prokurime, ku prokurimi është zero, imagjinoni çfarë bëhet me tenderat. Ky është koncepti i kësaj qeverie, që premton shumë dhe më pas deformon vullnetin e qytetarëve.

Sa e fortë është PD për t’i shfrytëzuar çështjet e fundit, përfshirë dhe akuzat ndaj Tahirit, dhe të bëjë opozitë?
Basha ka 4 vite që bën opozitë, ka fituar dekriminalizimin. Me opozitën dhe formën e protestës që bën Basha u arritën ndryshimet për reformën në drejtësi. Opozita ka shfaqjen e fakteve dhe të provave dhe PD po i ezauron të gjitha format dhe do t’i qëndrojnë parimit të deklarimit dhe protestimit të formave të abuzimit.

Cili është qëndrimi juaj për bashkëpunimin me LSI?
Edhe vetë Basha e ka thënë që PD është opozita e parë e këtij vendi.

Propozimi për ndryshimet statusore nga Harxhi e Kulluri, a turbullon ujërat në PD?
Janë cëshjte të brendshme të PD. Nuk komentoj problematikat që shqetëson çdo parti politike. Ne jemi parti e madhe, po bëjmë analizë cep më cep të vendit, ku marrin pjesë gjithë strukturat e PD. Thirrja e Bashës është bashkëpunimi, rritja dhe forcimi i opozitës për të qenë nesër alternativa më e mirë për shqiptarët. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU