
I ftuar në një intervistë, kryeministri Edi Rama ka folur për planet e tij në 2030, aspiratat e tij për Kosovën si dhe tensionet e opozitës.
I pyetur për ‘Bashkimin e Shqipërisë së Madhe’, Rama u shpreh se aspiron të bashkojë Shqipërinë me Kosovën por jo të jetë drejtuesi i tyre në mënyrë kategorike.
I sigurt për fitoren e mandatit të 4 kryeministri nënkuptoi se pas 2030 planet e tij do të jenë ndryshe e se nuk do ishte më në krye të ‘Shqipërisë së Madhe’.
‘Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.’ tha Rama.
Intervista e Ramës përpos planeve për mandatin e 3 dhe të 4, protestave aktuale në vend u pyet edhe për takimet e Berishës dhe situatës opozitare. Për to, Rama vendosi një epitet përmbledhës, ‘cirk’ e se nuk ishte i interesuar t’i ndiqte as ai e as populli.
“Nuk mendoj se ka një interes publik. Cirku pa pagesë me elefantë dhe me minj sjell spektatorë. Për vendin është e rëndë kjo që po ndodh me opozitën. Është shumë për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie. Nuk ndjek as Bashën dhe as Berishën në atë çfarë bëjnë. Nuk jam i interesuar të ndjek cirkun.’ përfundoi Rama
Lajmi kryesor:
Rama tregon raportin konfidencial: Rritje stratosferike të çmimit të hashashit në botë pasi ka rënë ndjeshëm prodhimi në Shqipëri











