Plani i Trump për Gazën, Shtëpia e Bardhë: Do jetë riviera e Lindjes së Mesme! New York Times: Presidenti s'u konsultua me asnjë! BE, Britania, Kina, Rusia, Turqia e Irani kundër

Kur Donald Trump njoftoi planin e tij tronditës për të marrë kontrollin e Gazës, ai tronditi edhe zyrtarët më të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë e tij. Kështu shkruan Neë York Times, duke zbuluar sfondin e historisë. Nëse njoftimi i tij dukej formal dhe i menduar (ai e lexoi planin nga një fletë letre), administrata e tij nuk kishte bërë as planifikimin më themelor për të shqyrtuar realizueshmërinë e idesë, sipas katër personave të njohur me diskutimet.

Njoftimi, sipas NYT, ishte gjithashtu një surprizë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili i tha atij për qëllimin e tij për të shpallur idenë vetëm pak para konferencës së përbashkët për shtyp, sipas dy burimeve. Më pas propozimi tronditës i Presidentit Donald Trump u ridimensionua nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio për të transferuar të gjithë palestinezët nga Rripi i Gazës dhe për ta bërë atë një Rivierë.

Rubio tha se zhvendsoja e palestinezëve do të ishte e përkohshme gjë që konfirmoi më pas edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolinë Leavitt, e cila tha se qëllimi është shndërrimi .i Gazës në rivierën e Lindjes së Mesme. Netanyahu ndërkohë u intervistua në Fox Neës dhe shprehu vlerësimin e tij, duke e përcaktuar idenë e Trump si "të jashtëzakonshme".

Ndërkohë reagimet për propozimin e Trump ishin të gjithanshme. Irani, një mbështetës I Hezbollahut dhe celulave terroriste zhvendosjen me forcë të popullit palestinez në vendet fqinje e konsideron si vazhdimësi të planit të regjimit zionist izraelit për të asgjësuar kombin palestinez dhe e refuzoi e dënoi kategorikisht. Arabia kërcënoi me asgjësimin e ccdo marrëdhënieje diplomatike me izraelin, ndërsa edhe Kina u shpreh kundër zhvendosjes me forcë të popullsisë palestineze.

Edhe Turqia, një nga superfuqitë e rajonit, nëpërmjet ministrit të saj të jashtëm, e cilësoi planin e trump të pëpranueshëm. Rusia me zëdhënësin e kremlinit tha se plani I vetëm që duhet të ketë sukses është ai i cili lejon një shtet palestinez pranë izraelit. Edhe në BE kundërshtimet për marrjen e Gazës nga SHBA ishin të menjëhershme. Gjermania, Italia, Spanja dhe Irlanda reaguan kundër propozimit të Trump. Edhe kryeministri britanik Kier Starmer foli me rezerva në lidhjë me planin e Presidentit amerikan.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Lewis Hamilton ‘pole’ në Kinë, lë pas Verstappen dhe vendos rekord të ri

Formula 1/ Lewis Hamilton ‘pole’ në Kinë, lë pas Verstappen dhe vendos rekord të ri