Veliaj ka shprehur vlerësimin për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila pezulloi ndërtimet te parku i liqenit.
Ai e ka quajtur këtë fitoren e parë të qytetarëve të Tiranës dhe të një politike që i bie gjërave në kokë, me vepra e jo me fjalë ndryshe nga SHQUP-i.
“Bashkia e Lulit ishte palë me ndërtuesin. Nëse do ketë gjyq tjetër, Bashkia jonë nesër do jetë palë me qytetarin. Detyra e politikës është të marrë vendime të drejta. Ne morrëm një vendim të drejtë kur i denoncuam ndërtuesit te diga e liqenit.”, ka thënë Veliaj
Duke iu referuar shkatërrimit të infrastrukturës së Tiranës, Veliaj ka deklaruar se kandidati i të djathëve për Tiranën, Halim Kosova, nuk mund të premtojë hapësira publike e trotuare të reja, pasi ai vetë ka ndërtuar një ndërtesë pesë katëshe pa leje.
“Dikush që banon në bllok dhe ndërton një pallat pesëkatësh pa leje, vjen e kërkon vota? Po ne e kemi një shembull të keq që po ikën, nuk na duhet një tjetër njeri që ndërton pa leje dhe që ka një lagje me standarde afrikane.Halimi tha do bëjmë 300.000 m katror trotuare të reja. Po pse nuk i bëni sot? Halimi premton, kur nuk rregullon dot lagjien e tij, kur ndërton klinika pa leje. E vunë në sekondin e fundit për të humbur Tiranën”, është shprehur Veliaj.
Veliaj ka prezantuar problemet konkrete në infrastrukturën e Tiranës dhe propozimet e tij konkrete për zgjidhjen e tyre.
Ai ka theksuar se 86 hapësira me këndë lojërash të amortizuara, 871 rrugë në Tiranë janë të amortizuara, 114 rrugë ku mungon totalisht ndriçimi, duke u zotuar për zgjidhje të tyre brënda 300 ditëve.
Veliaj tha se problemet janë identifikuar nga një grup urbanistësh të rinj dhe po përmes konstatimeve dhe statistikave do të punohet për rehabilitimin infrastrukturor të Tiranës.
Ai ka premtuar se Bulevardi i ri i Tiranës do të ketë një park qendror, në vend të betonizimit dhe se përfundimi i Unzës së Tiranës do të sjellë zgjidhje të trafikut të rënduar në Tiranë.
Fjale e plotë e Veliajt:
Më vjen mirë që 80 urbanistë të rinj u bënë pjesë e fushatës sonë për të krijuar një database të 3000 problemeve në infrastruktë në kryeqytet.
I kemi premtuar qytetarëve që kjo nuk do jetë fushatë populiste. Nuk jemi tipi i fushatës “te sheshi, te sheshi”. Ne kemi në gjak serioziteti, polisin, temat e tavolinës së bukës, problemet e rrugëve e kopshteve.
Më vjen keq që nuk kemi pranim të ftesës për debat nga pala tjetër, por edhe riciklim të premtimeve të kaluara.
Pse nuk i mbledhin plehrat sot? Të na bindin që do e bëjnë këtë punë?
Ti ulin taksat sot kur kanë bashkinë, jo nesër. 16 milionë dollarë ka qënë fondi këtë vit për rikonstruksion kopshtesh. Vetëm 1.6 përqind u përdorën.
Sot propozojmë një kontratë të re për infrastrukturën me qytetarin.
Kemi identifikuar të gjitha problemet që lagjia ta dijë ku do jenë ndërhyrjet. Po e hapim këtë proces për të gjithë publikut. Mund të na bashkoheni në faqen “Unë për Tiranën”, ku ju mund të raportoni problemet tuaja.
Është shumë e rëndësishme të kujtojmë çfarë ndodhi 4 vjet më parë, e këtu jo vetëm zgjedhjet e vjedhura nga Luli, por çfarë u premtuar.
U premtua Unaza e Madhe. Por vetëm në prag fushate filloi zhbllokimi, jo katër vitet e mandatit.
U premtua që do ecnit në rrugë e trotuare të rehabilituara, por kemi patur vetëm degradim të rrugëve. Isha kurioz të shihja si jetonte rivali im në njësinë 5, doja të shihja cili ishte vizioni i tyre. Por ajo që pashë ishte e ngjashme me Afrikën jo me Shqipërinë.
Nëse ky është etaloni i tyre, me çfarë kurajo kërkojnë votën e qytetarëve?
A e keni parë ku e parkon makinën kryetari i Bashkisë? Në trotuar në hapësirën e personave me aftësi të kufizuara. Kur kryetari parkon aty ku kalojnë nënat me fëmijë, mesazhi që i jep qyetit, është: Nëse unë e bëj si i fortë, atëhere të gjithë le ta bëjnë.Na mungon modeli i njeriut që shërben, jo urbanistët.
Transporti publik është katastrofë sot. Autobuzët ngecin në trafik. Numri i aksidenteve që raportohen se pse nuk ka vija të bardha është i lartë. Pse duhet të jetë ky qytet kështu? Ambicia jonë është për një qytet bujar.
Êshtë mirë të kujtojmë rrenat e Lulit kur të shkojmë të votojmë.
Tema konkrete dhe propozimi ynë konkret:
Kemi 191 hapësira të pashfrytëzuara në gjithë Tiranën. Kjo ku zhvillohet takimi ishte një, por falë Fondit të Zhvillimit do marrë jetë. Ne këto hapësira do i kthejmë në pedonale e parqe.
86 hapësira me këndë lojërash të amortizuara. Në 300 ditët e para ne do të ndërhyjmë aty, për vogëlushët tanë.
Në total, 376 hapësira me potencial, do ti kthehen publikut si hapësira argëtuese. Shumë prej tyre janë bllokuar në mënyrë të paligjshme. Ne do ti lirojmë hapësirat e zëna me arrogancë.
Kemi identifikuar 138 hapësira parkimi abuzive. Njerëz që i zënë dhe thonë: paguani tani. Kjo është e pandershme. Qyteti nuk mund të funksionojë si xhungël. Detyra e policisë bashkiake nuk ëhstë të jetë me të fortët, por me të dobëtit. Nuk jemi në Mesjetë.
278 hapësira të uzurpuara pranë çerdheve e kopshteve. Është bërë e pamundur që kopshtet e shkollat të kenë terrene shplodhëse sepse të fortët kanë zënë hapësirat pranë tyre. Ne do ti lirojmë ato.
Kemi 63 probleme dramatike në vende ekzakte për ujësjellësin. Në vitin 2015 gjysma e Tiranës pa ujë. Ose nuk ka ujë, ose aty ku ka ujë, katet e pesta rrezikojnë shembjen sepse depozitat janë plot. Tarracat nuk janë planifikuar për të mbajtur me mijëra ton ujë.
Ujësjellësi Tiranës ka 1800 veta staf, më shumë se sa policia bashkiake. Me çfarë merren këta?
Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Njerëzit që punojnë me mentalitetin “te sheshi, te sheshi”, nuk kanë vend në bashki.
Kanalet e ujërave të zeza janë hapur pranë klinikës së Doktor Halimit. Si mundet dikush të kandidojë për kryetar nëse ndërton një pallat 5 katësh pa leje?
Dikush që banon në bllok dhe ndërton një pallat pesëkatësh pa leje, vjen e kërkon vota? Po ne e kemi një shembull të keq që po ikën, nuk na duhet një tjetër njeri që ndërton pa leje dhe që ka një lagje me standarde afrikane.
871 rrugë në Tiranë janë të amortizuara, duke u bërë të pasigurta për shoferët. Ata thonë na ka bllokuar Edi Rama. Pamë buxhetin e tyre në 2013 kur kishin kryeministrin të tyre dhe buxhetin e sotëm me Edi Ramën. 170 milion ishte fondi i Saliut për Lulin, 540 milion ua çoi Edi Rama, marrin tre herë më shumë dhe nuk investojnë. Janë totalisht të pa aftë. Kjo është përgjigja.
Kemi sot 327 trotuare të dëmtuara. Kush e cën në këmbë, kush është në karrige me rrota, e di që kjo nuk është jetë cilësore me këtë qytet.
Halimi tha do bëjmë 300.000 m katror trotuare të reja. Po pse nuk i bëni sot?
Halimi premton, kur nuk rregullon dot lagjien e tij, kur ndërton klinika pa leje. E vunë në sekondin e fundit për tëq humbur Tiranën.
Në Tiranë mungojnë 267 puseta. Kjo nuk është për të qeshur sepse njërëzit kanë rënë viktimë nëpër puseta. Është tragji-komike. Njerëzit nxjerrin shpatullën ose këmbën.Ky nuk quhet qytet normal.
Kemi 114 rrugë, ku mungon totalisht ndriçimi. Kjo do të thotë që në 114 rrugë të Tiranës jeta mbaron sapo perëndon dielli. Kjo ndodhtë në Mesjetë ose në provinca shumë të largëta të vendit tonë. Por si mund të tolerohet kjo në Tiranë?
Në total 1646 detyra për ti nisur pas zgjedhjeve.
Dua të lexoj para jush zotimet tona që nesër ju të na gjykoni për të parë nëse e mbajtëm kontratën me ju:
Së pari, do ndërhyjmë për rehabilitimin e rrugëve të degraduara.
Vënie në kontroll sistemin e kanalizimeve.
Pajisje me puseta të rrugëve.
Kthim të qytetarëve çdo metër katror të zëna nga abuzuesit.
Krijim i hapësirave për transport publik. Sot vetëm 0.4 përqind e qytetarëve përdorin biçikletën sepse nuk ka hapësira.
Këto janë gjëra të vogla që bëjnë ndryshimin në jetën e njeriut. Por ka edhe gjëra të mëdha si bulevardi i ri i Tiranës. Do anulojmë planin shkatërrues e klientelist të Bashkisë së sotme për ndërtimet.
Ne u vëmë emër gjërave, kur është Shkëlzenit e themi që është e Shkëlzenit. Ndaj do i anulojmë lejet e praktikat korruptive. Plani i sotëm rregullues u jep avantazh klientëve të SHQUP-it.
Tirana e sotme është 25 herë me e madhe se ajo e minibashkive, plani çrregullues për beton do rrëzohet. Fokusi do jetë te parqet jo te betonet.
Bulevardi i ri i Tiranës do të ndryshojë. Këta ja u kanë dhënë lejet klientëve të SHQUP-it.
Bulevardi i ri do zgjerohet me gjelbërim, do ketë një park qendror.
Nëse do të na votoni, do votoni për bulevardin e ri me park.
Projekti i dytë është ai i unazave të Tiranës. Me qeverine e re po ecën shumë shpejt. Falë përfundimit të projektit për unazën e madhe do kemi zgjidhje konkrete për dramën e trafikut në Tiranë.
Hyrjet e Tiranës sjellin zhvillim sepse aty janë përqëndruar shumë biznese.
Masterplani i biçikletave dhe këmbësorëve është plani znë. Ne kemi një qytet me reliev të favorshëm. Kemi 300 ditë diell dhe qytet në fushë. Nuk ka mundësi që të mos ketë korsi për biçikleta. Minimalisht, punonjësit duhet të udhëtojnë me biçikleta, në vend të makinave.Do përfshijë edhe kufizime në disa zona ky plan.
Sheshi Nënë Terza u mbyll për makinat dhe sot është e vetmja hapësirë ku mund të shëtisin njerëzit me biçikleta edhe pse disa njerëz u mërzitën kur qeveria e bllokoi qarkullimin e makinave aty.
Ne do të aplikojmë në orë të caktuara ndërpreje të trafikut në zona problematike. Në Tiranë vdesin 500 veta në vit nga ndotja e ajrit, nga sëmundjet e mushkërive. Unë dua ta rregulloj këtë situatë.
Pas disa ditësh do tu prezantoj këto zona. Vendimet për bllokimin e këtyre zonave do ti marrim në bazë të statistikave. Kemi 50 përqind më shumë ndotje se sa niveli i lejuar nga BE, 50 përqind më shumë se sa maksimumi.
Ndaj në këto zona do ndërpresim trafikun.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)