Plani sekret i Trump, kërkonte të dërgonte të infektuarit me Covid-19 në burgun e Guantanamo

Plani sekret i Trump, kërkonte të dërgonte të infektuarit me Covid-19 në burgun e Guantanamo

Është larguar prej më shumë se 5 muajsh nga drejtimi i SHBA, por Donald Trump vazhdon të jetë në qendër të mediave ndërkombëtare.

Sipas mediave amerikane ish-presidenti kishte deklaruar se ishte i gatshëm të dërgojë të infektuarit me Covid në burgun famëkeq të Guantanamos, burgu i të dyshuarve për terrorizëm. Ky lajm është bërë i ditur nga dy gazetarë të Washington Post, të cilët kanë treguar prova të reja të keq menaxhimit të pandemisë nga Trump.

Deklarata e Trump, sipas gazetarëve është bërë gjatë një diskutimi të ekspertëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka pyetur disa nga anëtarët e stafit të tij nëse amerikanët mund të karantinoheshin aty ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm.

Bashkëpunëtorët e tij janë shokuar nga ajo që kanë dëgjuar dhe u përpoqën të bindin Trump të ndryshonte mendim, duke i përmendur imazhin negativ që do të krijonte në botë nëse do të dërgonte qytetarët amerikanë në burgun famëkeq.

“Skenari i makthit: Reagimi i administratës së Trump ndaj Pandemisë që ndryshoi historinë”, është titulli i një librit të gazetarëve , bazuar në intervistat me rreth 180 persona, përfshirë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë shëndetësorë federalë, që pritet të dalë në treg më 29 qershor.

Përveç zbulimeve në lidhje me Guantanamo, në libër bëhën publike ankesat e Trump për testimet, duke u shprehur se ato do të jenë arsye se përse Trump mund të humbasë zgjedhjet.

Ndërkohë që dhëndri I tij Jared Kushner ishte shprehur kundër maskave, madje duke i quajtur ata si idiotë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet