Çështja e anulimit të pezullimit të Folarin Balogun vazhdon të jetë në qendër të polemikave edhe disa ditë pas eliminimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Belgjika në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi i Monacos ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovinës, por pas rishikimit të rastit FIFA anuloi dënimin, duke i dhënë mundësinë të luante në përballjen me Belgjikën.

Vendimi ngjalli reagime të shumta, sidomos pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi publikisht se kishte kontaktuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për t'i kërkuar rishikimin e çështjes. Megjithatë, Trump theksoi se nuk kishte kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë heqjen e pezullimit, ndërsa FIFA insistoi se vendimi ishte marrë në mënyrë të pavarur.

Sipas një raportimi të gazetës britanike 'The Times', procedura e ndjekur nga FIFA nuk ishte ajo e zakonshmja. Edhe pse Komisioni Disiplinor u mblodh për të shqyrtuar rastin, vendimi nuk iu nënshtrua votimit të 18 anëtarëve të tij.

Raporti zbulon se pezullimi i Balogun u anulua vetëm nga presidenti i Komisionit Disiplinor, Mohammad Al Kamali, i cili ushtroi kompetencat që i jep neni 27 i Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.